AKTUALITET, 20 Qershor 2019, 09:59

Mos e ça tr*pin do bëhet më e mira për ty”, deputeti i PS reagon pas përgjimeve: Ky shoku nuk është…


Pas përgjimit të gazetës gjermane Bild, ku deputeti i PS-së, Xhemal Qefalia ishte kapur teksa siguronte shefin e policisë Dibër për rritje në detyrë, reagon vetë deputeti.

Me një shënim në Facebook, ai i quan xhevahire nga Dibra gjithë sa janë publikuar, duke thënë se ai ka komunikuar me një shok fëmijëri, që është ushtarak dhe oficer karriere dhe jo kriminel.

Postimi i Qefalisë:

Xhevahire nga Dibra !

Se lloqe Kavaje nuk shkon!

Të përgjosh dhe ta quash krim elektoral pse flet në telefon me një shok fëmijërie dhe shkolle madje ky shoku nuk është as kriminel as person pa integritet, por është ushtarak, oficer kariere!!!

Mirë që ligjet dhe institucionet nuk i njohin por këto kanë filluar të mohojnë dhe marëdhëniet miqësore dhe shoqërore! Qofshin këto që janë!

PERGJIMI

Në përgjimin numër dy, të publikuar nga “Bild”, është zbardhur biseda mes deputetit të PS-së, Xhemal Qefalia, dhe shefit të policisë në Dibër, Robert Aga, ndërsa e siguron këtë të fundit se ka folur mirë për të para kryeministrit Rama, duke i kërkuar që ta rrisë atë në detyrë.

Përgjimi numër 3:

Xhemal Qefalia: Bert

Shefi i policisë Dibër: hë mo shoku im

Xhemal Qefalia: le të rujn mo burrë, të plasi b*tha, flamuri është i detyruar me bo politikë, po do i themi ne nesër që nuk ka punë ta përmendi më atë muhabet.

Shefi i policisë Dibër: ai le të vijë të kontrollojë ku t’i dojë qejfi.

Xhemal Qefalia: po ku ka ai, çka ka, ata mundohen me u justifiku e mer vesh ti ça bëhet mrena PD , ata po zihen me njëri-tjetrin. Mos u mërzit për ata o burrë

Xhemal Qefalia: jo i pata thënë unë, më sillni kartonin, si Mesi që mbanë Barcelonën, fitoni

Xhemal Qefalia: Ja fusin kot ata o vëlla se të kishin vu ty atje e fitonin ata

Shefi i policisë Dibër: unë jam pjesë e PS dhe nuk ndërroj për 1 milion vjet

Xhemal Qefalia: nuk e vë në dyshim o vëlla, unë prandaj i thash mbrëmë, se ishte i gjithë Grupi Parlamentar

Shefi i policisë Dibër: Leje, leje, shyqyr që nuk thash ndonjë fjalë tjetër, unë e dija që është Gjiknuri

Xhemal Qefalia: pse nuk e dije ti që ishim aty?

Shefi i policisë Dibër: Jo mo jo thash se ishte…

Xhemal Qefalia: ishte Gramozi aty, ishte Rama, ishin të gjithë edhe ra muhabeti jot, foli mirë për ty edhe Damiani në fakt edhe Blerina, edhe i thashë:

ai duhet të kalojë, i keni q* nonën e keni kalu andej, ai bo puën edhe këndej, i thash edhe atij, ai mund të bëjë shumë edhe këtu. I thash edhe Ulsit se mos kishte kundërshtim, i thash mua më bën punë edhe në Tironë ai, por puna është që edhe atje ku është i jep drejtim

Shefi i policisë Dibër: ishalla po më çojën nga Bulqiza

Xhemal Qefalia: e pra e të pushosh edhe ti

Shefi i policisë Dibër: kam nevojë të pushoj pak sinqerisht

Xhemal Qefalia: ikën ata?

Shefi i policisë Dibër; po po i përcolla

Xhemal Qefalia: për drekë qenë?

Shefi i policisë Dibër: jo mo nuk e di ça bënë hëngrën

Qefalia: Drekë drekë

Shefi i policisë Dibër: mir o shef mirë

Xhemal Qefalia: hajde o vëlla mos e ça trapin, do bëhet më e mira, mos u mërzit për atë.

Ai ta tha ty mbrëmë, mos ashtu gjë me ata.

Shefi i policisë Dibër: jo ai ma tha në ligjëratë të drejtë mua

Xhemal Qefalia: prandaj po them

Shefi i policisë Dibër: mirë vëlla, hajde të përshëndes