TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Edi Rama nuk do të vononte të rikthehej në Dibër pas fitores së kandidatit të tij në zgjedhjet e pjesshme lokale dhe nuk do të ngurronte të shprehej se akuzat për blerje votash që artikuloheshin nga opozita fyenin qytetarët.
Siç duket në video, në radhë të parë të spektatorëve gjatë fjalës së kryeministrit është edhe Arben Keshi, drejtori i Qendrës së Mbyllur për të Huajt e parregullt, që u provua nga një seri përgjimesh të Bild se ishte truri komandues i operacionit të vjedhjes së votave në Dibër.
E ndërsa vetë Edi Rama komunikonte me Keshin duke e pyetur nëse ishin përmbushur objektivat dhe ky i fundit ndiqte hap pas hapi blerjet e votave si dhe kërcënimet për të votuar për kandidatin e PS-së, Muharrem Rama, kryeministri do të shkonte dy ditë më pas në Dibër për tu tallur me qytetarët atje.
Siç provuan përgjimet, fitorja artificiale e PS-së ishte karakterizuar nga format e dënueshme të krimit elektoral, blerje votash, mbledhje kartash identiteti e kërcënime.
Por, vetëm dy ditë pas zgjedhjeve, Rama do të shkonte në Dibër dhe pasi jo vetëm do ti gënjente dibranët në sy se asgjë nga këto nuk kishte ndodhur, do t’i ‘ulte’ dhe trurin komandues të vjedhjes së votave në rresht të parë.