TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Skënderbeu fitoi 3-2 ndaj Dinamos së Kievit në ndeshejen e parafundit të grupeve të Europa League.
Klubi korçar përfiton 360 mijë euro nga kjo fitore, të ardhura që i jepen nga UEFA.
Ndërkohë që presidenti i Skënderbeut, Ardjan Takaj tashmë do t’iu shpërndajë premion 100 mijë euro lojtarëve për këtë fitore.
Skënderbeu ka fituar edhe 240 mijë euro nga dy barazimet e arritura në grup, nga 120 mijë euro për secilën ndeshje ku kanë marrë nga një pikë.
Në këtë mënyrë, klubi korçar, deri tani ka përfituar 600 mijë euro nga UEFA pas rezultateve pozitive të arritura në grupet e Europa League.
Kur ka mbetur edhe një ndeshje, Skënderbeu ka shpresë për kualifikim, çka do të sillte sërish “mbushje të arkave” të klubit bardhekuq.