Agjencia e lajmeve BBC raporton se Pistorius është dënuar me 13 vite burg.
Një gjykatë e Afrikës së Jugut i ka rritur dënimin me burg të atletit olimpik Oscar Pistorius për vrasjen e të dashurës së tij në 13 vjet më parë.
Atij u dha fillimisht një dënim gjashtëvjeçar.
Prokurorët kishin argumentuar se afati gjashtë vjeçar për vrasjen e Reeva Steenkamp ishtë një vendim " i lehtë" dhe tani ai ka marrë një dënim të dytë nga gjykata .
Një zëdhënës i familjes së zonjës Steenkamp tha se vendimi "vërtetoi se kishte drejtësi".
Pistorius pretendoi se ai vrau modelen Steenkamp në Ditën e Shën Valentinit në vitin 2013 pasi e kishte marrë atë si të ishte një hajdut që kishte hyrë nëdhomën e hotelit.
Gjykata Supreme e Apelit në Bloemfontein e Afrikës së Jugut tani i ka dhënë atij 13 vjet burg, siç parashikohet për vrasje në ligjin e Afrikës së Jugut.
Gjykata më e ulët e kishte justifikuar dënimin gjashtëvjeçar duke cituar rrethana lehtësuese siç ishte rehabilitimi dhe pendimi.
Atleti nuk ishte në gjykatë për të dëgjuar vendimin.
Oskar Pistorius u bë i njour në të gjithë botën kur fitoi një medalje të artë në lojërat Olimpike, por karriera e tij u ndërpre, pasi u akuyua se kishte vrarë të dashurën e tij.
[gallery columns="1" ids="24904,24905,24900,24903,24902,24901,24908,24906,24907"]