SPORT, 23 Nëntor 2017, 23:03

Milan dhe Atalanta fitore me goladë, Partizan Beogradit siguron kualifikimin

Milan dhe Atalanta fitore me goladë, Partizan Beogradit siguron

Europa League dhuron emocione dhe spektakël në ndeshjet e zhvilluara në orën 21:05. Milani merr një fitore me përmbysje ndaj Austrisë së Vjenës. Skuadra e drejtuar nga Montella kanë kthyer rezultatin pasi u gjendën në disavantazh që në minutën e 21 pas një autogoli të Bonuçit.

Rodriguez shënoi golin e barazimit, ndërkohë që më pas Andre Silva dhe Kutrone kthyen rezultatin në 3-1 për kuqezinjtë në pjesën e parë. Në të dytën sulmuesi portugez shënon dhe golin e dytë personal. Milani siguron kualifikimin dhe vendin e parë në grupin D.

Në ndeshjet e tjera spikat fitorja e Partizanit të Beogradit që mundi 2-1 në shtëpi Jang Bojs. Tauamba dhe Ozegoviç shënuan për vendasit, ndërkohë që Ngamaleu realizoi golin e barazimit momental. Skuadra serbe me këtë fitore siguron kualifikimin për në fazën tjetër, ndërkohë që Skënderbeu është zyrtarisht i skualifikuar. Atalanta shkatërroi Evertonin duke siguruar kalimin për në fazën tjetër.

REZULTATET LIVE

Milan-Austria Vjenë 5-1

28′ Rodriguez, 36′ Andre Silva, 42′ Kutrone, 79′ Andre Silva, 94′ Kutrone/ 21′ (ag) Bonuçi

AEK Athinë-Rijeka 2-2

45+2′ Arauju, 55′ Kristodopulos/ 8′ Gorgon, 26′ Gorgon

Braga-Hofenhajm 3-1

1′ Marcelinjo, 82′ Franserxhio, 93′ Franserxhio / 74′ Uth

Everton-Atalanta 1-4

71′ Ramirez /13′ Kastanje, 64′ Kristante, 87′ Gosens 88′ Kornelius, 94′ Kornelius

Ludogorets-Bashakshehir 1-2

65′ Marselinjo / 20′ Viska, 27′ Frei

Olimpik Lion-Apollon 4-0

29′ Diakabi, 31′ Fekir, 66′ Diaz, 90′ Maolinda

Makabi Tel Aviv-Sllavia Pragë 0-2

45+1′ Husbauer, 52′ Husbauer

Partizan-Jang Bojz 2-1

13′ Tavamba, 52′ Ozegoviç/ 25′ Ngalemu

Sherif Tiraspol-Zlin 1-0

11′ Zhairo

Skënderbeu-Dinamo Kiev 3-2

18′ Lilaj, 52′ Xhejms 56′ Soue/ 16′ Tsigankov, 90′ Rusin