TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, ish-kryetare e komisionit parlamentar të Shëndetësisë, duke folur për televizionin “Report”, e cilësoi të pazakontë dorëheqjen e tetë mjekëve të Shërbimit të Urgjencës në QSUT.
Vokshi tha se qeveria duhet të negociojë menjëherë me mjekët, të rrisë pagat dhe të përmirësojë kushtet e punës në spitale.
"Dorëheqja e mjekëve do të thotë se aty nuk mban më, është e papranueshme nga vetë këta njerëz, të cilët do t'i quaja edhe heroj për kushtet ku punojnë, i falenderoj që s'kanë vendosur të lënë Shqipërinë, sepse janë 400 mjekë, infermierë që kanë lënë Shqipërinë vitet e fundit, pra një mjek në dy ditë lë Shqipërinë”, - tha ajo.
Deputetja demokrate akuzoi sërish koncesionet e qeverisë.
"Politikat e qeverisë nuk janë në interes të qytetarëve, por oliogarkëve, sponsorëve dhe klientëve. Janë mbi 35 milionë euro në buxhetin e vitit 2018 për të shkuar për katër koncesionet check up, sterilizim, dializë dhe laboratorët, dhe janë të dështuara, krejt klienteliste dhe të panevjoshme”, tha Vokshi.