TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Deputeti i opozitës, Enkelejd Alibeaj, ka zbardhur diskutimet e bëra në mbledhjen me dyer të mbyllura të Këshillit të Mandateve për rastin "Tahiri".
Deputeti demokrat tha se prokurorët ofruan prova të mjaftueshme që komisioni të japë autorizimin për heqjen e mantelit të deputetit, të ish-ministrit të Brendshëm Sajimir Tahiri. Por shumica, tha ai, e interesuar për të manipuluar provat, zgjodhi të refuzojë zhveshjen nga privilegji që të jep imuniteti.
"Prokuroria është e bindur në provat e saj. Ne duhet ti hapnim dyert asaj, po nuk ndodhi kjo, atëherë jemi duke penguar drejtsinë. PS intimidoi prokurorinë dhe kërkon të shkatërrojë provat. Prokuroria është e bindur se ka një grup të organizuar kiminal", tha Alibeaj për abcnews.