AKTUALITET, 2 Gusht 2025, 22:54

U plagosën me thikë pas sherrit, zbardhen emrat e dy të rinjve në Vlorë

U plagosën me thikë pas sherrit, zbardhen emrat e dy të rinjve

Një konflikt mes dy personave në lagjen "Pelivan Leskaj" të Vlorës ka degjeneruar në përdorimin e thikës, duke lënë të plagosur shtetasit Kristi Konstadini dhe Indrit Halili, të dy 32-vjeçarë.

Ngjarja ndodhi rreth orës 21:30 pranë rrethrrotullimit të Skelës. Të plagosurit u transportuan me urgjencë në spitalin e Vlorës, ku iu nënshtruan ndërhyrjes kirurgjikale. Policia konfirmon se gjendja e tyre shëndetësore është jashtë rrezikut për jetën.

Menjëherë pas marrjes së ndihmës mjekësore, të dy personat u arrestuan. Në vendngjarje është sekuestruar edhe thika e përdorur në sherr, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.