AKTUALITET, 2 Gusht 2025, 17:36

Djali plagos me thikë nënën e tij në Dibër, gruaja transportohet drejt Traumës

Djali plagos me thikë nënën e tij në Dibër, gruaja

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Maqellarë të Dibrës, ku një djalë 22-vjeçar ka plagosur me thikë nënën e tij.

Sipas burimeve lokale, konflikti mes tyre ka eskaluar deri në përdorimin e dhunës fizike, ku djali ka goditur nënën me mjet të mprehtë. Ka dyshime se autori është me probleme të shëndetit mendor.

E plagosura është dërguar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Gjendja e saj shëndetësore aktualisht konsiderohet e rënduar, ndërsa autoritetet po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.