AKTUALITET, 2 Gusht 2025, 20:39

Alarm në Koman! Dy turistë të huaj humbasin orientimin në zonën malore, nis operacioni i shpëtimit

Alarm në Koman! Dy turistë të huaj humbasin orientimin në

Dy turistë të huaj kanë kërkuar ndihmë emergjente këtë pasdite pasi janë rrëzuar dhe kanë humbur orientimin gjatë një ecjeje në zonën malore pranë liqenit të Komanit.

Ngjarja ka vënë në lëvizje autoritetet dhe banorët e zonës, të cilët po marrin pjesë në operacionin e shpëtimit. Sipas të dhënave paraprake, turistët ndodhen në një terren të vështirë pranë qytetit antik të Dalmacias dhe majës së Murges, gjë që ka bërë të komplikuar lokalizimin e tyre.

Ende nuk ka informacion të plotë për gjendjen shëndetësore të dy të huajve. Policia dhe ekipet lokale të emergjencës po vijojnë kërkimet dhe pritet një përditësim mbi zhvillimin e operacionit dhe nxjerrjen e tyre në siguri.