TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një konflikt mes dy personave në Vlorë ka degraduar në përdorimin e armëve të ftohta, duke lënë dy të plagosur.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Pelivan Leskaj” të qytetit bregdetar.
Sipas informacioneve, dy persona me plagë të shkaktuara me thikë janë dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin e Vlorës. Dyshohet se ata janë plagosur pas një përleshjeje mes dy grupesh.
Ndërkohë, dy persona të dyshuar për ngjarjen janë shoqëruar në ambientet e komisariatit të Vlorës për veprime të mëtejshme dhe zbardhjen e shkaqeve të plagosjes dhe konfliktit.