TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një plagosje është regjistruar këtë të shtunë në Maqellarë të Dibrës, teksa detaje të reja janë zbuluar nga ngjarja e rëndë. I biri 26-vjeçar Itles Sula ka plagosur nënën e tij disa herë me thikë, duke e dëmtuar rëndë.
Ngjarja ka ndodhur në banesën e tyre dhe e plagosura me iniciale N. S., është transportuar me urgjencë në Spitalin e Traumës, në gjendje kritike për jetën.
Raportohet se 50-vjeçarja është drejtoreshë e shkollës 9-vjeçare në fshatin Pocest.
Itles Sula mësohet se kishte përfunduar studimet e larta, por ishte ende i papunë. I riu po përballej prej kohësh me shenja të depresionit.