TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një 27-vjeçar ka mbetur i plagosur me armë zjarri mbrëmjen e së shtunës në Tiranë.
Policia bën me dije se rreth orës 19:10, Juglen Abazi është paraqitur vetë në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Dyshohet se ai është qëlluar me armë zjarri në zonën e Freskut.
I riu ndodhet aktualisht nën kujdesin e mjekëve, ndërsa grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat dhe për të dokumentuar plotësisht ngjarjen.
"Rreth orës 19:10, është vetëparaqitur për ndihmë mjekësore në spital shtetasi Juglen Abazi rreth 27 vjeç, i cili dyshohet se është plagosur me armë zjarri në zonën e Freskut", njofton policia.