AKTUALITET, 2 Gusht 2025, 22:40

Plagosja në Fresk, 27-vjeçari u qëllua në bark brenda makinës, policia identifikon autorin

Plagosja në Fresk, 27-vjeçari u qëllua në bark brenda

Detaje të reja kanë dalë nga plagosja me armë zjarri në zonën e Freskut në Tiranë. 27-vjeçari Juglen Abazi ishte brenda automjetit kur u qëllua dhe mori një plumb në bark.

Sipas burimeve, autori ka qëlluar ndërsa ishte në këmbë dhe tashmë është identifikuar nga policia. I plagosuri u transportua menjëherë në spital, ku po merr kujdes mjekësor.

"Rreth orës 19:10, është vetëparaqitur për ndihmë mjekësore në spital shtetasi Juglen Abazi rreth 27 vjeç, i cili dyshohet se është plagosur me armë zjarri në zonën e Freskut", njoftoi policia.

Grupi hetimor po punon për të zbardhur plotësisht motivet dhe rrethanat e ngjarjes.