AKTUALITET, 2 Gusht 2025, 17:58

Detajet/ I riu që plagosi nënën kishte shfaqur shenja depresioni. Çfarë thotë policia

Detajet/ I riu që plagosi nënën kishte shfaqur shenja depresioni.

Detaje të reja mësohen për ngjarjen në Maqellarë të Dibrës, ku një i ri ka plagosur nënën e tij.

22-vjeçari me inicialet L.S., që plagosi nënën, është shoqëruar nga policia.

Mësohet se 22-vjeçari ka kryer studimet e larta. Ndërsa kohët e fundit ka shfaqur shenja të pazakonta për sjelljen e tij, duke u mbyllur në vetvete.

Maqellarë/Dibër

Plagosi me mjet prerës (thikë), nënën e tij, gjatë një konflikti për motive të dobëta, kapet menjëherë nga shërbimet e Policisë dhe vihet në pranga autori i dyshuar.

Shërbimet e Policisë, menjëherë pas marrjes së njoftimit, se në fshatin Pocest, Maqellarë, kishte ndodhur një konflikt në familje, menjeherë kanë shkuar në adresën e marrë. Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se, gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi I.S., 26 vjeç, ka plagosur me mjet prerës (thikë), nënën e tij shtetasen N.S., 50 vjeçe, e cila ndodhet në spitalin e Traumës, në kujdesin e mjekëve.

Mjeti prerës (thikë), është sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë Dibër, për veprime të mëtejshme.