TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Dy persona janë proceduar penalisht në Mirditë pasi po punonin për nxjerrjen e materialeve inerte, pa lejet dhe autorizimet përkatëse në shtatin e lumit Fan.
Bëhet me dije se janë sekuestruar dy mjete të rënda, një fadromë dhe një kamion.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë, në kuadër të kontrolleve për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, konstatuan në shtratin e lumit Fan, 2 shtetas që po ushtronin aktivitet të paligjshëm për nxjerrjen e materialeve inerte, pa lejet dhe autorizimet përkatëse.
Në vijim të veprimeve u proceduan penalisht D. M., 75 vjeç, banues në Tiranë dhe F. P., 68 vjeç, banues në Rubik. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme”, bëri me dije policia vendore.