TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Vilninus në Lituani ku po mbahet samiti i NATO-së.
Në një intervistë me eksperten e Qendrës Europiane të Këshillit të Atlantikut, Rachel Rizzo, kreyministri shqiptar duket se nuk ka qenë aspak komod.
Para pak nisjes së intervistës ai është ankuar për karrigen ku ishte ulur, duke u shprehur se është për njerëz të vegjël, duke përmendur edhe emrin e kryeministrit britanik, Rishi Sunak, dhe se nuk ishte aspak e përshtatshme për të, duke shkaktuar të qeshura në sallë.
Rama: Ju prisni njerëz të vegjël në këtë karrige?
Rachel Rizzo: Në fakt duhet ti kishim ndryshuar karriget, keni të drejtë. Do t’jua them për herën tjetër.
Rama: Rishi Sunak.
Rachel Rizzo: Një mënyrë e mirë për të filluar.
Rama: Si mund të qëndrohet këtu?
Rachel Rizzo: Mund të qëndrojmë në këtë mënyrë të jeni më të rehatshëm.
Rama: Si në plazh.