TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Nëpërmjet një reagimi në Facebook, Petrit Vasili ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama.
Vasili shprehet se Rama po shpenzon plot 4 mln euro për një instalacion druri në oborrin e Kryeministrisë, ndërsa vendi përballet me kriza dhe taksa të larta.
Statusi:
Shqiperia digjet, Edi Rama krihet me Instalacion 4 milion euro!
E pabesueshme, por e vertete!!
Edi Rama do harxhoje plot 4 milion euro per nje Instalacion druri ne oborrin e Kryeministrise.
Buxheti eshte bere pre e peshkaqeneve rilindas.
Keta grabitqare dhe hajdute te taksave te shqiptareve qe nuk ulin taksat e naftes, nuk ulin TVSH e ushqimeve te shportes se mbijeteses, qe nuk paguajne asgje per qindra mijra te infektuar me Covid nuk japin asnje lek per njerezit ne dite te veshtira, harxhojne 4 milion euro per nje instalacion druri.
Eshte kriminale, qe ne keto dite kur peshkaqenet e qeverise njoftojne rritjen e cmimit te energjise elektrike, rrisin çmimin e naftes, kur te gjitha çmimet jane rritur, keta ndertojne Instalacione sepse komplekset e inferioritetit vanitoz te Edi Rames nuk qetesohen ndryshe.
Ky instalacion ne keto dite halli eshte fyerja me e madhe per cdo shqiptar sepse ka nje kryeminister te pacipe, te pazemer dhe gllaberues te parave te njerezve te thjeshte.