AKTUALITET, 30 Gusht 2022, 14:43

"Sulm i përqendruar", gazetari: Çfarë më tha Gledis Nano para se të largohej nga zyra

"Sulm i përqendruar", gazetari: Çfarë më tha

Lajmi për një dorëheqje të mundshme të drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Gledis Nano ka qarkulluar prej ditës së djeshme dhe sot mediat ishin në pritje të një konfirmimi,  gjë që nuk ka ndodhur.

Gazetari i Euronews Albania, Eni Ferhati tregoi bisedën që kishte zhvilluar me drejtorin e policisë para se ai të largohej nga zyra paraditen e së hënës, ku nuk u kthye për 5 orë.

Ferhati tha se Nano e ka cilësuar situatën një sulm të përqendruar ndaj tij, ndërsa është shprehur se nuk i kuptonte arsyet e aludimeve për një largim të tij.

“Në mëngjes kam pasur një bisedë me drejtorin e policisë përpara se të largohej nga zyra mëngjesin. 

Ai më tha saktësisht se është një sulm i përqendruar ndaj tij dhe se ai vetë se kuptonte arsyen mbi këto aludime që ishin hedhur”,  u shpreh gazetari Ferhati.

Ferhati nuk mohoi zërat për një krizë në radhët e policisë.

“Po të flasim për spekulime, flitet për marrëdhënie të tensionuara  mes drejtorit të Përgjithshëm dhe ministrit të Brendshëm”, – u shpreh gazetari.