AKTUALITET, 30 Gusht 2022, 16:40

FOTO/ Aksident i trefishtë në autostradën Tiranë-Durrës, një makinë përfundon mbi trafikndarëse! “Benz-i” luksoz bëhet copash

FOTO/ Aksident i trefishtë në autostradën

Një aksident i trefishtë ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën Tiranë-Durrës pranë një qendre tregtare.

Në fotot e siguruara nga vendi i ngjarjes duken tre automjetet e përfshira në aksident, njëri prej të cilëve tip “Benz” ka pësuar dëme më të mëdha në pjesën e përparme të tij.

Ndërkohë një tjetër automjet ka përfunduar mbi trafikndarëse.

Mësohet se si pasojë e aksidentit, ka mbetur i lënduar një person i cili do të dërgohet në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

FOTO/ Aksident i trefishtë në autostradën

FOTO/ Aksident i trefishtë në autostradën