AKTUALITET, 30 Gusht 2022, 14:51

“Dy punonjës të asfiksuar, por jashtë rrezikut”, shefi i Zjarrfikësve jep detaje për zjarrin në fabrikën e sfungjerit: Shërbimet u nisën nga tre stacione, flakët u shuan shpejt sepse…

“Dy punonjës të asfiksuar, por jashtë rrezikut”,

Arjan Ahmetaj, shef i parandalimit të zjarrit ka folur për News24 pak minuta pasi zjarri në fabrikën e sfungjerit në Tiranë u arrit të shuhej.

Ahmetaj u shpreh se falë masave mbrojtëse të vetë fabrikës dhe ndërhyrjes së shpejtë të zjarrfikësve nga tre stacione në Tiranë, zjarri u vu nën kontroll dhe u shua.

Ai tregoi se dy punonjës ishin asfiksuar dhe u dërguan me urgjencë në spital, por janë në gjendje të mirë, jashtë rrezikut për jetën.

“Janë nisur mjetet nga 3 stacionet. Nga punonjësit është ndërhyrë me fikëset e zjarrit që në momentet e para. Pastaj kanë ardhur shërbimet e specializuara dhe brenda pak minutash e kanë neutralizuar zjarrin. Kjo është një fabrikë e prodhimit të sfungjerit, e cila është kontrolluar dhe para 10 ditësh. Subjekti i ka masat e mbrojtjes dhe shpëtimit, falë tyre, zjarri është izoluar dhe shuar në një kohë të shkurtër. Kanë qenë dy punonjës të asfiksuar, që janë transportuar në spital dhe gjendja e tyre është jashtë rrezikut. Do vazhdojmë hetimin për të zbuluar shkaqet e zjarrit”, tha Ahmetaj.