
Deputetja e PD, Jorida Tabaku ka ironizuar kryeministrin Edi Rama përmes nje shprehjeje që ai vetë e ka përdorur pak kohë më parë, duke cituar Kuranin kundër basteve.
Në një postim në Twitter, Tabaku shkruan se “njeriu që citonte Kuranin për të këqiat e basteve ka lajmëruar diskutimin për rihapjen e tyre”.
Reagimi:
“Njeriu që citonte Kuranin për të këqiat e basteve ka lajmëruar diskutimin për rihapjen e tyre. Jam kurioze te di si do ia justifikoje të tijve ndryshimin e mendjes?! Po shqiptarëve që në tetor 2018 u tha se gjithë pronarët e basteve qenë kriminelë?! Cka ndryshuar nga dje?! ” shkruan Tabaku.