AKTUALITET, 30 Gusht 2022, 17:04

Vrasje e dyfishtë në Tiranë, vëllai vret vëllanë dhe kunatën

Vrasje e dyfishtë në Tiranë, vëllai vret vëllanë

Një vrasje e dyfishtë është regjistruar pasditen e sotme në rrugën “Islam Alla” në Tiranë. Burime bëjnë me dije se shtetasi Arsen Muskurti, dyshohet se ka qëlluar në drejtim të vëllait dhe kunatës, Dritan Muskurti dhe Nora Muskurti, duke i lënë të vdekur në vend pas një konflikti familjar. 

Dyshohet se mes autorit të dyshuar dhe viktimave ka patur një konflikt për biznesin. 

Dritan dhe Nora Muskurti kanë tre fëmijë, që tashmë kanë humbur të dy prindërit e tyre. 

Menjëherë pas ngjarjes, Arsen Muskurti, i njohur edhe si Hamza Muskurti, është arratisur, por policia ka arritur ta lokalizojë dhe arrestojë disa orë më pas. 

Vrasje e dyfishtë në Tiranë, vëllai vret vëllanë