TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri Edi Rama ka pritur këtë të martë në ambientet e Kryeministrisë familjarët e Majorit të ndjerë Klodian Tanushi dhe mjekut Leonard Kamberi.
Përmes një postimi në facebook shefi i qeverisë shkruan se fëmijët e mjekut dhe majorit të ndjerë do të fitojnë Statusin “Fëmijë në Përkujdesje të Republikës”, përmes të cilit do të përfitojnë 150% të pagës së prindit.
Rama thekson gjithashtu se sy Status i veçantë do të përfitohet gjithësej nga 15 fëmijë prindërit e të cilëve kanë rënë në krye të detyrës.
POSTIMI I PLOTË
Me mirënjohjen për sakrificën sublime të heronjve që dhanë jetën në krye të detyrës, i akorduam sot bijëve të Major Klodian Tanushit dhe Dr. Leonard Kamberit, Statusin “Fëmijë në Përkujdesje të Republikës”, si shprehje e zotimit tonë për t’iu bërë krah fëmijëve të tyre, me pagesën deri në 150% të pagës së prindit dhe paketën e plotë të mbështetjes nga shteti, derisa të jenë të zotët e vetes
*Pas dy fazave të para, ku Statusi i veçantë i është akorduar 15 fëmijëve, bij të heronjve që sakrifikuan jetën në krye të detyrës apo për të shpëtuar jetë të tjera, do të vijojë procesi i shqyrtimit të dosjeve nga komisioni i posaçëm për “Fëmijët në Përkujdesje të Republikës”
Kujtojmë se Major Klodian Tanushi dhe nëntetar Zarife Hasanaj u ndanë nga jeta në maj të vitit 2019 në një mision për asgjësimin e municioneve eksplozive në Letoni.
Ndërkohë mjeku gjinekolog Leonard Kamberi humbi jetën në moshën 47-vjeçare pasi ishte infektuar me Covid-19.