AKTUALITET, 30 Gusht 2022, 17:22

Krimi në familje trondit Tiranën, një person vret me armë zjarri vëllanë dhe kunatën! Arratiset nga vendngjarja

Krimi në familje trondit Tiranën, një person vret me armë

Një vrasje e dyfishtë është regjistruar pasditen e sotme në rrugën “Islam Alla” në Tiranë.

Burime bëjnë me dije se një person ka qëlluar në drejtim të vëllait dhe kunatës duke i lënë ata të vdekur në vend. 

Menjëherë pas ngjarjes ai është arratisur në drejtim të paditur. 

Policia po heton për rrethanat e ngjarjes ndërkohë që po punohet për kapjen e autorit.