AKTUALITET, 30 Gusht 2022, 14:56

Shuhet zjarri në fabrikën e sfungjerit në Tiranë, policia: Asfiksohen dy qytetarë nga tymi, ja si paraqitet gjendja e tyre shëndetësore

Shuhet zjarri në fabrikën e sfungjerit në Tiranë, policia:

Është shuar zjarri që përfshiu magazinën e një fabrike të prodhimit të sfungjerëve në zonën e Misto Mames në Tiranë.

Policia njofton se dy qytetarë janë asfiksuar si pasojë e tymit të shkaktuar nga zjarri.

Ata janë dërguar në spital ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Deri më tani nuk ka asnjë informacion mbi shkaqet e zjarrit.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të informacionit për zjarrin e rënë në një magazinë me materiale sfungjeri, në “Misto Mame”, ju bëjmë me dije se pas ndërhyrjes së forcave zjarrfikëse u bë e mundur fikja e zjarrit.

Nga tymi i shkaktuar nga zjarri kanë mbetur të asfiksuar 2 shtetas, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Vijon puna nga grupi hetimor, për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.