TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Katër punonjësit e bashkisë së Pogradecit që dyshohen se vodhën ndihmat humanitare që erdhën nga Gjermania për spitalin dhe institucionet arsimore, janë lënë në burg nga gjykata.
Prokuroria ka kërkuar masën e sigurisë arrest me burg për të katër të ndaluarit të cilet akuzohen për vjedhje, duke shpërdoruar detyrën e kryer ne bashkëpunim, mase e cila u pranua nga gjykata.
Tri ditë më parë policia e Pogradecit arrestoi përgjegjesin e rrugëve rurale dhe 3 punonjës të Ndërmarrjes së Shërbimeve publike të bashkisë së Pogradecit, Reshit Fraholli; Raif Mucka; Bektash Xhudellari; Marsel Mucllari pas denoncimit për vjedhjen e ndihmave.