AKTUALITET, 30 Gusht 2022, 14:07

Zjarri përfshin fabrikën e sfungjerit te “Misto Mame”, reagon policia

Zjarri përfshin fabrikën e sfungjerit te “Misto Mame”,

Prej disa minutash është përfshirë nga flakët fabrika e sfungjerëve në zonën e “Misto Mames”, në Tiranë.

Mësohet se një vatër zjarri është aktivizuar brenda godinës masive, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, që po punojnë për shuarjen e flakëve.

Janë ende të paqarta shkaqet e aktivizimit të flakëve, por ato mund të rrezikojnë disa banesa aty pranë.

Njoftimi i policisë:

Më datë 30.08.2022, në “Misto Mame”, ka rënë zjarr në një magazinë me materiale sfungjeri dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale.

Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit.

Vijon puna nga grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.