AKTUALITET, 23 Nëntor 2018, 17:09

Zbulohet fituesi i “Topit të Artë”, por më pas fshihet artikulli

Media e specializuar në pjesën e shifrave “Transfermarkt” në një shkrim të fundit ka zbuluar fituesin e “Topit të Artë” për vitin 2018.

Sipas saj, fituesi i këtij çmimi është futbollist i Real Madridit, Luka Modriç. Por pak çaste pas publikimit, artikulli i medias së profilizuar në fushën e statistikave është fshirë.

Data e dhënies së çmimit është përcaktuar 3 dhjetori, ndërsa “France Football” do të japë çmimin për më të mirin në futboll.