AKTUALITET, 23 Nëntor 2018, 13:25

Basha mesazh organizatave: Ku jeni përballë kësaj vjedhje? Vetëm hani dhe pini verë në restorante të shtrenjta

Basha mesazh organizatave: Ku jeni përballë kësaj vjedhje?

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, nuk ka kursyer as organizatat që operojnë në Shqipëri por financohen me paratë e taksapaguesve europianë. Basha tha se këto organizata po heshtin përballë vjedhjes galopante të Edi Ramës në Unazën e Re dhe se e vetmja punë që bëjnë, janë darkat e shtrenjta në restorantet e Tiranës.

"Një mesazh kam për të gjithë ata, që me heshtjen e tyre apo avokatinë qi i bëjnë vjedhjes në Unazën e Madhe, bashkëpunojnë me krimin dhe vjedhjen. Bashkëpunimin me krimin dhe vjedhjen, njerëzit nuk do t’ua falin.

Kam një pyetje, për organizatat ndërkombëtare, që financohen me paratë, e taksapaguesve të Europës dhe gjithë botës, të cilët lejojnë vjedhjen e hapur. Ku jeni? Për cfarë pune paguheni? Për cfarë jeni këtu?

Për të bërë pasarela? Për të ngrënë e për të pirë në restorante të shtrenja? Për të na treguar sa e mirë është cilësia e verës shqiptare. Ja ku e keni, “mirëqeverisjen”, “sundimin e ligjit”. Ja ku e keni reformën në drejtësi. Një kryeministër harbut dhe hajdut që shkel Kushtetutën, shkel ligjin dhe sot po rreh fëmijë dhe gra për të vjedhur".

/TPZ.AL/