AKTUALITET, 23 Nëntor 2018, 14:45

U dhunua gjatë protestës, e moshuara tregon tmerrin: Zgjatën dorën dhe më goditën

U dhunua gjatë protestës, e moshuara tregon tmerrin: Zgjatën

Fax News ishte në banesën e Lefteri Duraku, një zonjë e moshura e cila mbeti e lënduar gjatë protestës së djeshme përpara parlamentit.

E përlotur, Duraku u shpreh se nuk është zaptuese dhe se shtëpinë e ka ndërtuar me djersë.

“Si të gjithë banorët e Unazës së Re, kur po protestonim turma më mori para dhe dola para policëve. Rradha e parë e policëve nuk na prekën, një polic nga rradha e dytë zgjati dorë dhe më goditi. Këtë shtëpi e kemi bërë me djersë. Burrin e kam invalid. Është turp për të gjithë policinë e shtetit. I thash burrit gjej një karrocë dhe me nxirr të dal në protestë.

Po bëhet 25 vjet që banoj në këtë banesë.Unë e kam blerë tokën. Dhe me kanë ngel vetëm shtëpitë. Vija kuqe me kalon mes për mes shtëpisë. Nuk e kam bërë as me drogë asgjë e kam bërë me djerësë.Jam e prekur dhe nga fjalët e kreyministrit.Kush i ka bërë legalizmiet kanë paguar para.”- u shpreh përlotur ajo.