AKTUALITET, 23 Nëntor 2018, 16:38

Të shtënat me policinë për drogën, kush është shqiptari i vrarë

Të shtënat me policinë për drogën, kush është

Konfirmohet identiteti i shqiptarit të vrarë dje në kufi gjatë një shkëmbimi zjarri mes disa trafikantëve të drogës dhe policisë greke. Viktima është Altin Mullaj, 39 vjeç, banues në Fushë-Verri të Delvinës.

Mësohet se Mullaj, ishte i dënuar më parë për një vrasje në Tiranë. Ai ishte dënuar 11 vjet, por kreu nëntëvite në Peqin, ndërsa kishte vetëm dy muaj që kishte dalë nga burgu.

Mes të tjerash bëhet e ditur se Mullaj, ishte vëllai i një ish-oficeri policie, edhe ky i fundit i dënuar me burg. Përfaqesues të pushtetit vendor akutualisht po shkojnë të njoftojnë familjarët e të ndjerit.

OPERACIONI

Dje pasdite, pas një informacioni të marrë në rruge operative për trafik të lendeve narkotike përmes kufirit greko-shqiptar në zonën e Pogonit, Janine, efektive të seksionit të luftës kundër drogës të Janinës, duke lëvizur me këmbë në zonën e Visani, Pogon, janë qëlluar me armë zjarri Kallashnikov.

Efektivet e policisë greke iu përgjigjen të shtënave dhe si pasoje e shkëmbimit të zjarrit mbeti i vdekur 39 vjeçari si dhe u plagos një efektiv policie.

Në vendin e ngjarjes u gjeten dhe sekuestruan 6 çanta me 13 pako që përmbanin 166 kg 200 gram marijuane dhe 2 arme zjarri Kallashnikov. Efektivi i plagosur ndodhet ne spitalin “Haxhikosta” në Janine. Vijon operacioni për kapjen e trafikanteve të tjerë dhe mbledhjen e materialit hetimor.