AKTUALITET, 23 Nëntor 2018, 16:34

Hodhi kapsollën që i dëmtoi gishtat punonjëses së policisë, identifikohet autori

Hodhi kapsollën që i dëmtoi gishtat punonjëses së

Prokuroria ka mundur të identifikojë personin i cili në protestën e djeshme para parlamentit, hodhi kasollen që dëmtoi gishtat e punonjëses së policisë, Ina Nuka.

Autori i dyshuar është 18-vjeçari me Danjel Dobraj, banues në Tiranë. Ai është identifikuar nga pamjet filmike ndërsa policia është vënë në kërkim të tij.

Ina Nukës i janë dëmtuar dy gishta dhe dora. Mjekët e spitalit të Traumës i bënë një ndërhyrje, por duhet një ndërhyrje tjetër më e specializuar. Po vijojnë procedurat për mjekim në Ankara.