TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një grua shtatzënë ka humbur fëmijën pas përleshjeve dje me policinë në protestën para Parlamentit, të banorëve që preken nga projekti i Unazës së Re, e që janë njoftuar të lënë banesat e tyre.
Mes kaosit, e dhunes se djeshme, gruaja ne muajin e 5-te te shtatzenise ka humbur foshnjen ne bark.
Denoncimin e ka bere sot deputetja e PD-se, Albana Vokshi, e cila me nje postim ne faqen e saj ne Facebook, shkruan se nena qe e pesoi kaq keq nga dhuna e policise quhet Erjona Dozhani.
Postimi i Vokshit
Ndërsa e gjithë bota prej 25 shtatorit është aktivizuar kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave, policia e shtetit në Shqipëri dhunon nënën shtatzënë.
Erjona Dozhani humbi fëmijën në muajin e 5-të, pas dhunimit nga policia, të cilët i arrestuan një ditë më parë edhe bashkëshortin, gjatë protestës para Parlamentit, për mbrojtjen e shtëpive, “të kryqëzuara” për shembje, për llogari të një vjedhje kryeministrore, miliona euro!