AKTUALITET, 23 Nëntor 2018, 13:36

Tragjike/Protestuesja shtatzënë humb fëmijën, burri i saj ende në burg

Tragjike/Protestuesja shtatzënë humb fëmijën, burri i saj

Një protestuese, banore e Astirit ka humbur fëmijën e saj për shkak të dhunës psikologjike të ushtruar dhe shoqërimit të saj në polici.

Gruaja me inicialet E.D ka qenë një nga personat që u shpall nën arrest nga ana e policisë menjëherë pas protestës së djeshme përpara ambienteve të Kuvendit.

Burime bëjnë me dije se gruaja ka qenë në javën e tetë të shtatzënisë dhe tashmë ndodhet në gjendje të traumatizuar, pasi edhe bashkëshorti i saj ndodhet në qeli, pas arrestimit të bërë dje.

Faxnews