AKTUALITET, 23 Nëntor 2018, 15:39

FOTOT/ U largua nga Shqipëria pa kapur “peshqit e mëdhenj”, ja çfarë po “pret” tani Donald Lu

Ish-ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Donald Lu, i cili në vendin tonë i deklaroi luftë të hapur “peshqve të mëdhenj”, bosëve të drogës dhe të korruptuarve, në detyrën e re duket se ka gjetur një hobi të ri.

Ambasadori i Kirgistanit, Donald Lu është fotografuar teksa po ndan në pjesë “gjelin e madh” në “Ditën e falenderimeve”, duke qenë se nga vendi ynë i largua pa “prerë” e pa kapur “peshqit e mëdhenj”.

Donald Lu dhe stafi i ambasadës në Kirgistan, kanë pozuar teksa bëjnë gati drekën “Ditës së Falenderimeve” dhe duket se misioni i tij ka qenë të ndaj “gjelin e madh”.

Në faqen kryesore të Ambasadës së Kirgistanit, Lu ka pozuar me personalitetet e zonës, teksa duket se është i interesuar për cilësinë e qumështit, apo produkteve shtazore, ndërkohë që nga vendi ynë u largua pa finalizuar “peshkimin e madh”.