TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një nga protestueset që mbeti dje e plagosur pas përplasjes me policinë në ambientet e jashtme të Kuvendit, ka treguar shenjat në kurriz e megjithatë kjo nuk është ajo që e shqetëson.
Banora e Astirit ka kërkuar lirimin e djalit të saj. Ajo thotë se shteti po e detyron që të kryejë vetëgjyqësi.
“Më lironi djalin, kaq i kërkoj shtetin, shtëpitë i kemi bërë me mund, kam nxjerrë sytë në gjilpërë dhe kam punuar 20 orë në ditë. Po na çoni në vetëflijim”, u shpreh Protoduari.
Dorjan Protoduari u arrestua dje nga ana e policisë në ambientet e spitalit të Traumës ku kishte shkuar për të takuar të ëmën e tij, e cila mbeti e plagosur.
Ai akuzohet për organizimin e paligjshëm të protestës, edhe pse i ati i tij këmbëngul që banorët kanë dalë vetë të gjithë në rrugë, dhe nuk ka pse të bëhet një përgjegjës.