AKTUALITET, 23 Nëntor 2018, 13:24

Rama për protestën: Luftë për pushtet nga opozita, s’më mundin me votë

Rama për protestën: Luftë për pushtet nga opozita,

Sipas Edi Ramës, protesta e djeshme e banorëve të Astirit po udhëhiqet nga opozita, pasi kjo e fundit do të vijë në pushtet me dhunë, pasi vetë Rama nuk mundet dot me votë.

Duke e trajtuar protestën e djeshme në këtë mënyrë, Rama ia vesh interesit të opozitës revoltën e qytetarëve të cilët do të ngelen pa banesa.

Sipas kryeministrit,  qeveria nuk mund të legalizojnë në kurriz të buxhesit aty ku është e pamundur, duke iu referuar banesave që pritet të prishen në zonën Astirit.

“21 mijë banesa janë legalizuar në 8 vite, kurse ne kemi legalizuar 150 mijë objekte në 4 vite, shumica prej tyre shtëpi. Ne nuk mund të legalizojmë aty ku është e pamundur. Të gjitha bashkitë kanë prishur, por kurrë nuk ka pasur një protestë të udhëhequr nga opozita për të mbrojtur atë që ligji e ndalon. Me demek që paskam thënë se shtëpitë nuk do të prishen, nuk është e vërtetë. Ne kemi legalizuar 150 mijë, shumica shtëpia, në katër vite. Por nuk mund të legalizojmë në kurriz të buxhetit aty ky është e pamundur. Kurrë nuk ka pasur një protestë të udhëhequr nga partitë për një gjë që ligji nuk e lejon. Luftë për pushtet, gjej shesh bëj përshesh. Edi Ramën nuk e mundim dot me votë dhe hajde të bëjmë këto, ti vëmë flakën.” – u shpreh Rama.