AKTUALITET, 21 Tetor 2017, 21:53

Zbulohet dhurata 15 mijë euroshe për Saimir Tahirin

Zbulohet dhurata 15 mijë euroshe për Saimir Tahirin

“Panorama” zbardh detaje nga mbledhja e të shtunës e Këshillit të Mandateve dhe Rregullores, gjatë kohës që ishte me dyer të mbyllura, kërkesë e 3 prokurorëve që kërkojnë arrestimin e deputetit Saimir Tahiri.

Mësohet se janë paraqitur 1800 faqe të tjera me pergjime që i takojnë periudhës së viteve 2013-2016.

Në këto përgjime, flitet për një dhuratë që i është bërë shtetasit me emrin Saimir, (per te cilin prokuroria pretendon se eshte ish-ministri Saimir Tahiri) një varëse me vlerë 15 mije euro, prej diamanti.

Ky fakt është praqitur sot në seancën pa media të mbledhjes së Këshillit.