TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Rei Manaj më në fund ia ka dalë të thyejë mallkimin para portës në kampionatin spanjoll të futbollit ku luan në kategorinë e dytë me fanellën e Granadas. Sulmuesi shqiptar, i cili u transferua në verë te Granada, për shkak të pasatkësisë para portës kishte përfunduar në stolin e rezervave të ky klub, por sot ka dhënë sinjalin e parë të asaj që mund të dhurojë në fushë.
i lënë në stol edhe në ndeshjen kundër Numancias, Manaj u aktivizua në minutën e 80 të takimit, kur rezultati ishte 2-0 për Granadën. Një penallti e vendasve në minutën e 89-të hapi diskutimet për këtë ndeshje edhe një herë.
Por vetëm një minutë më vonë, ishte pikërisht sulmuesi shqiptar ai që shënoi për të çuar rezultatin përfundimtar në 3-1 dhe për t’i siguruar suksesin ekipit të tij në këtë transfertë të vështirë. Ky ishte goli i parë i Manajt me fanellën e Granadës, që është kthyer në një kandidate serioze për ngjitjen në La Liga në sezonin e ardhshëm duke mbajtur aktualisht vendin e dytë në klasifikim.