SPORT, 6 Nëntor 2017, 13:11

West Ham shkarkon Bilic, drejtimin e skuadrës e merr Moyes

West Ham shkarkon Bilic, drejtimin e skuadrës e merr Moyes

Slaven Bilic zyrtarisht nuk është më trajner i West Ham. Strategu kroat është shkarkuar nga drejtuesit gjatë ditës së sotme pas rezultateve të dobëta, teksa ai kishte një kontratë deri në fund të sezonit.

Humbja 4-1 ndaj Liverpool të shtunën, është e 6-ta për këtë sezon, teksa drejtuesit e West Ham nuk tolerojnë më rezultate të tilla. Vendin e Bilic do ta zërë David Moyes.

Ish-trajneri i Manchester United do të nënshkruajë një marrëveshje 6 mujore deri në fund të sezonit. West Ham ndodhet në vendin e 18-të  me vetëm 9 pikë në 11 javë./