TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ka dritë në fund të tunelit edhe për Milanin. Kuqezinjtë janë rikthyer në rrugën e fitoreve në kampionat pasi dje në mbrëmje kanë mposhtur Sassolon në transfertë 2-0.
Vincenzo Montella ka arritur që të rikonfirmohet në krye të skuadrës edhe në këtë fundjavë, teksa futbollistët e tij kanë bërë një ndeshje të mirë. Romagnoli realizoi golin e avantazhit në minutën e 39-të me kokë, duke bërë atë që nuk arrijnë ta bëjnë sulmuesit.
Goli i dytë u shënua në pjesën e dytë nga Suso pas një goditje fantastike me të majtën e tij në një pozicion të prirët. Kjo është fitorja e 6 gjatë këtij sezoni për Milanin. Kuqezinjtë ngjiten në kuotën e 19 pikëve në vendin e 7 në renditje.
https://streamable.com/dxgcy