SPORT, 5 Nëntor 2017, 11:13

Në Vlorë gjykon një treshe lezhjane, në Korçë një treshe nga Malta

Kryendeshjen e javës së 9-të të Superiores, Flamurtari-Kukësi, do ta gjykojë një treshe lezhjane, me kryesor Eldorjan Hamitin. Ndeshja në fjalë luhet pa tifozë, ndërkohë që FSHF-ja ka zgjedhur një nga gjyqtarët më premtues, i cili së shpejti do të jetë edhe ndërkombëtar.

Në Korçë do të gjykojë një treshe nga Malta, sipas marrëveshjes për shkëmbimin e gjyqtarëve mes dy vendeve. Mario Apap është kruyesori i kësaj ndeshjeje.

 

Flamurtari-Kukësi

Eldorjan Hamiti

Ridiger Çokaj

Paulin Simoni

Elidon Halo (Arbitër i4-t)

Skënderbeu-Vllaznia

Mario Apap

Paul Apap

Saviour Attard

Stephen Pace (Arbitër i 4-t)