SPORT, 5 Nëntor 2017, 16:07

VIDEO / Totenhemit i mjafton një korean, londinezët vazhdojnë ndjekjen e kreut

VIDEO / Totenhemit i mjafton një korean, londinezët vazhdojnë

Totenhemi i Mauricio Poçetinos vazhdon të konfirmohet si një skuadër me shumë ambicie në këtë sezon dhe ka lënë plotësisht pas fillimin me shumë luhatje të kampionatit në Angli. Forca e skuadrës londineze duket se është edhe fakti se arrin në çdo moment të gjejë zgjidhjen kur yjet e saj nuk janë në ditën më të mirë.

Me Dele Alli të dëmtuar dhe Herri Kejn i cili tashmë është kthyer në objektivin kryesot të çdo mbrojtjeje në Angli, Totenhem kishte vështirësi sot të gjente golin në sfidën ndaj Kristal Palas. Por pikërisht atëherë kur duhej, në skenë doli koreano-jugori Son, i cili realizoi golin e vetëm të ndeshjes në minutën e 64-t.

Ai mjaftoi për t’i siguruar ekipit tre pikët në këtë duel dhe për të kthyer skuadrën te fitoret në kampionat pas humbjes së javës së kaluar ndaj Mançester Junajtid.

https://www.youtube.com/watch?v=h_eTRSk5agg