SPORT, 6 Nëntor 2017, 12:24

Etrit Berisha mahnit Italinë me pritjen fenomenale ndaj Spalit (video)

Etrit Berisha mahnit Italinë me pritjen fenomenale ndaj Spalit (video)

Portieri Etrit Berisha ishte heroi i Atalantës në barazimin 1-1 të së dielës. Ai ka bërë një pritje fenomenale, siç e ka konsideruar shtypi italian, duke shpëtuar një gol të sigurt në pjesën e dytë.

Berisha ka folur pas ndeshjes me keqardhje për faktin që skuadra nuk arriti ta fitonte ndeshjen:

“Mëkat për rezultatin se me të vërtetë ishte një ndeshje, ku i lamë shumë pak hapësira kundërshtarit, në pjesën e parë dhe të dytën. Kishim mundësitë për të mbyllur ndeshjen, nuk e bëmë dhe ka episode kur luan kundërshtari. Pas kartonit të kuq, gjithçka u bë më e vështirë për ne.

Ndeshja ishte e vështirë, sepse edhe fusha nuk ishte e mire. Binte shi gjithë kohën dhe ishte kjo vështirësi më shumë për të luajtur futbollin tonë. Por jam krenar për djemtë, sepse kanë dhënë gjithçka. Edhe kur ishim me një lojtar më pak, deshëm ta fitonim ndeshjen, por nuk na eci këtë radhë.

Jam këtu për të ndihmuar ekipin për të marrë tri pikët. Jam i lumtur, por do të ishte më mirë ta kishim fituar atë ndeshje’, – ka thënë portieri i Atalantës dhe i Kombëtares kuqezi, Etrit Berisha, pas barazimit me Spalin.

https://streamable.com/nluyz