SPORT, 5 Nëntor 2017, 17:01

Juventus shmang turpin me Beneventon, ndalet Napoli i Hysajt

Juventus shmang turpin me Beneventon, ndalet Napoli i Hysajt

Juventus vuan shumë për të marrë 3 pikët e radhës ndaj vendit të fundit në renditje, Beneventos. Bardhezinjtë përmbysin rezultatin në pjesën e dytë, teksa i mbyllën 45 minutat e para në disavantazh. Miqtë shënuan nga një goditje dënimi në minutën e 19-të me Ciciretin.

Zonja e Vjetër” vuan shumë për të gjetur rrjetën, teksa Dybala është në një ditë tjetër negative. Gonzalo Higuain shënon një gol të bukur në minutën e 57-të, ndërkohë që Cuadrado shënon golin e përmbysjes në minutën e e 66-të. Djimsiti luajti për 90 minuta duke bërë një paraqitje të mirë, veçanërisht në pjesën e parë.

Roma merr një fitore spektakolare në Firence me rezultatin 2-4. Spiat sulmuesi Gerson që shënon dy gola, ndërkohë që Manolas dhe Perotti realizuan dy golat e tjerë. Napoli i Hysajt u ndal në barazim të bardhë në transfertë ndaj Chievos.

https://streamable.com/g4l5t