TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Trajneri i Skënderbeut, Ilir Daja, do t’i besojë thuajse të njëjtit formacion me ndeshjet e fundit, edhe pse në stol ka alternativa për të bërë rotacion. Lodhja në fakt është e madhe, por ai e do patjetër fitoren në ndeshjen e sotme dhe ka vendosur të bëjë vetëm një ndryshim.
Në mesfushë futet Osmani, i cili do të luajë para mbrojtjes, që do të jetë e njëjtë me atë të ndeshjes së Beogradit: Vangjeli, Radas, Jshanica, Mici. Përpara Osmanit do të luajnë Lilaj dhe Muzaka, që do të thotë se Taku kalon në të djathtë të sulmit, duke zënë vendin e Gavazajt. Xhejms dhe Soue plotësojnë sulmin.
Gavazaj ka ende problem fizike dhe pas ndeshjes në Beograd nuk do të sakrifikohet. Nuk janë ende në gjendjen e tyre optimale Nimaga dhe Dita. Edhe për sulmin Daja nuk dëshiron të ndryshojë, pasi do me çdo kusht fitoren, ndaj dhe Soue do të jetë nga minuta e parë në fushë. Nespor dhe Sahiti do të qëndrojnë në stol.
Vllaznia pritet ta nisë ndeshjen e sotme me vetëm një ndryshim. Në formacion futet Vucaj dhe në stol ulet Çinari. Hasani dhe Lika do të jenë në mbështetje të sulmuesit Atsina, ndërkohë që Krymi dhe Tafili plotësojnë mesfushën. Mbrojtja është e njëjtë, ashtu si dhe porta, ku sërish pritet të jetë titullar Selimaj.