TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Milani nuk po kalon një periudhë të lumtur dhe projekti duket gjithnjë e më shumë si i dështuar. Pakënaqësia e tifozëve është shtuar dje edhe nga fakti se një nga drejtuesit më të lartë të klubit, David Han Li, në vend që të ndjekë nga afër skuadrën, është shfaqur në tribunat e stadiumit “Stanford Bridge” në Londër duke ndjekur Çelsin me Mançester Junajtid.
Tifozët kanë reaguar ashpër në rrjetet sociale ndaj kësaj vizite në Angli në një moment shumë delikat për Milanin dhe pikërisht në ditën kur vetë kuqezinjtë do të zbritnin në fushën e lojës.
Kjo ka detyruar “Milan TV” të shpjegojë me një kronikë të veçantë se vizita e drejtuesit nuk ishte thjesht për të ndjekur ndeshjen si tifoz, por për të kërkuar sponsorë të rinj në Angli. Bashkë me Han Li, në tribunë ishte edhe Lorenco Xhiorxheti, një prej drejtuesve të marketingut të klubit.