SPORT, 5 Nëntor 2017, 19:08

Edi Rama nuk na zhgënjeu sërish!

Edi Rama nuk na zhgënjeu sërish!

 

Në një komunikim javor si asnjëherë tjetër prej 21 minutash, Kryeministri Rama nuk na zhgënjeu edhe një herë tjetër. Pavarsisht ngjarjes së ndodhur në Elbasan ku ish Ministri i tij i Brendshem i komplikoi edhe më shumë pozitat e tij, një bashkëpunëtori të tij ju kapën më shumë se 800 mijë euro cash dhe patenta e Saimir Tahirit në makinë, Kryeministri i gjeti fajtorët. “Vetëm qorrat që nuk duan të shohin, shurdhët të dëgjojnë, apo kazanët që nuk duan të mësojnë.  2017 do të shënojë nxjerrjen e vendit nga harta e vendeve që kultivimin e kanë plagë dhe njollë.  Ka qënë një fushë e vështirë ku policia ka finalizura shumë asete kriminale. Vetëm vitet e fundit janë sekuestruar 80 milionë euro”.  Me stilin e tij të zakonshëm mbrojtja më e mirë është sulmi, për herën e disatë Edi Rama u përpoq ti bind shqiptarët se ai është i pafajshëm. Ky qëndrim i Kryeministrit krijon dy hipoteza, e para Rama është naiv dhe nuk di gjë se çfarë kanë bërë vartësit e tij dhe e dyta ai është sikundër thotë opozita “koka i krimit të organizuar në Shqipëri”.

Nëse është variant i parë atëherë ai meriton të hyjë në librin e rekordeve guines si shqiptari më naiv. Ky naivitet kalon kufijtë e kësaj fjale ku sa më shumë, ai flet dhe sa më shumë mbron vartësit e tij aq më tepër atyre u dalin të palara në shesh. Duket sikur Kryeministri nuk ka jetuar fare në këtë planet këto katër vite që lamë pas. Ai është një marsian i sapobujtur në planetin tonë.

Variant i dytë duket më i besueshëm edhe pse i artikuluar nga një opozitë e cila gabimin më të madh të saj ka marrveshjen e 18 majit 2017 po me Edi Ramën si partner. Nëse e marim në analizë këtë variant argumentat e nxjerrin lakuriq njeriun që erdhi në pushtet për të bërë shtet, dhe e katandisi shtetin si apandesit të krimit të organizuar. Edi Rama vetëm pak ditë më parë u përgënjeshtrua nga ish ministrja e tij e mbrojtjes për çështjen e trafikut të drogës me avion të vegjël nga Shqipëria drejt Italisë.

Britmat e tij për mushkonja që dukeshin si avion dhe mohimi i çdo lloj akuze kanë qënë thjesht alibi mediatike për të mbuluar të vërtetat e raporteve që ka pasur  në tryezën e tij të punës.

Manovrimet e tij me statuse për dru të shtrembër, dhe mbrojtja që më pas i ofroi delfinit të tij Saimir tahiri, ishin sërish një strategji e tij për ti zënë rrugën prokurorisë hetimet e së cilës mund të shkonin deri lart fare tek ai vetë. Përbetimet e tij, deklaratat pa fund dhe uzurpimi i studiove televizive nga të vetët ishte një mjet për të arritur qëllimin.

Nuk dihet tani se si u duket vetja atyre deputetëve socialist të papërfshirë në trafikun e drogës të cilët mbrojtën e mbrojtën pa fund Saimir Tahirin dhe indirekt vetë Edi Ramën. A ka ndërgjegje ndonjëri prej tyre të ngrejë gishtin mbi “Liderin Suprem”?!

Edi Rama belbëzoi dhe sot duke hedhur zjarr mbi opozitën dhe mediat. Na çuditi duke premtuar luftë ndaj korrupsionit. Na mahniti me fjalët që thoshte por që ishin në kontrast të plotë me flluskat e fryra poshtë syve të tij. Gjuha e tij e trupit kësaj here ishte e kundërt me atë të fjalëve. “Nesër do miratojmë Task Forcën në Policisë e Shtetit. Kjo strukturë do marrë përsipër operacionin me afatgjatë kundër krimit të organizuar. Natyrisht nuk do jetë sekret misioni i operacionit që është punuar prej 3 muajsh. Ky operacion do të jetë një orë e të vërtetës, këtu do të jemi dhe do të shohim se kush po e lufton krimin, kjo politikë që po e përdor krimin si luftë politike apo ne. Mandati ynë i parë ishte kundër Lazarati dhe as nuk mbuloi kanabisin me sekretin shtetëror të kanabisit në Shqipëri dhe as i bëri bisht në luftën kundër kanabisit. Policia ju desh që të luftonte për të rritur standarde pasi ishte me e vjetra më e moshuara dhe me e varfra,”

Nuk e dimë se ç’duhet të ndodh që Kryeministri të shoh realitetin. Ndoshta bashkpunëtorët e tij duhet të kapen me makina të ngarkuara plot e përplot, por edhe atëherë ai me siguri do e gjejë fajtorin tek të tjerët. Atij nuk i mjafton që ish ministri i tij jep makinën që ka pasur, makinën që ka tek eksponentë të cilët kapen plot e përplot me vepra penale. Atij nuk i bën përshtypje që patentat e Saimir Tahirit gjenden gjithmonë “rastësisht” në makinat e të tjerëve. Ka gjëra pa fund që nuk i bëjnë përshtypje, ndoshta prokuroria duhet të kërkojë imunitetin e tij, atëherë ndoshta ata poshtë do fillojnë të flasin.

/TPZ.AL/J.O