AKTUALITET, 25 Tetor 2017, 15:36

Vritet miku i afërt i futbollistit Balotelli, ja si u masakrua me thikë në Londër

 

Mediat britanike, njoftojnë se një mik shumë i afërt i futbollistit Balotelli, është vrarë në Londër, Sipas "London Evening Standard", 29 vjeçari është goditur me thikë në zemër, në shtëpinë e tij.

Policia raporton se një vajzë 21 vjeçare është marrë në pyetje, lidhur me këtë vrasje, por ende nuk është kryer asnjë arrestim.

Mediat raportojnë se Ogunbayo, ishte një mik mjaft i afërt i futbollistit dhe sëbashku bënin një jetë mjaft luksoze në kryeqytetin britanik.